LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli dëshiron mbrojtësin e Chelseat, Alex

Liverpooli dëshiron mbrojtësin e Chelseat, Alex

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i gatshëm të bëjë një lëvizje befasuese për mbrojtësin e Chelseat, Alex, derisa braziliani do të jetë pa kontratë në fund të sezonit.

Sipas Sportsmail, 27-vjeçari dëshiron një kontratë më të zgjatur se vazhdimi dyvjeçar që kanë ofruar blutë.

Nëse ai do të largohej si lojtar i lirë, mund të jetë një opsion fitimprurës, me të kuqtë që mund ta çojnë pagën e tij deri në 30 mijë funte në javë.

Për ish-lojtarin e PSV Eindhoven raportohet se janë të interesuar edhe Bayern Munich, Milan, Juventus, Lyon dhe Real Madrid.