LAJMI I FUNDIT:

Liverpool në alarm

Liverpool në alarm

Sipas një botimi në numrin e sotëm të gazetës "News of the World", Chelsea po përgatit një ofertë prej 50 milionë funtesh për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.

Njoftohet se trajneri i Bluve, Carlo Ancelotti, e konsideron transferimin spanjollit si prioritet kryesor gjatë këtij afati kalimtar, dhe mendon se Roman Abramovich mund ta transferojë atë, duke llogaritur humbjet financiare (afër 46.6 milionë funte) që kanë pësuar pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett.

Prandaj për arsye financiare shuma të cilën është e gatshme ta paguajë Chelsea do t’i largonte problemet aktuale të pronarëve amerikanë.