Duket e sigurt që Kosova më në fund do të ketë qeverinë, pjesë e së cilës pa dyshim do të jetë Lista Serbe, e cila të enjten do të mbështes zgjedhjen e Kadri Veselit për Kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN, dhe me këtë edhe qeverinë e re, shkruan portali serb ‘Blic’, transmeton “Zeri.info”.
Në këmbim të mbështetjes, Lista Serbe do të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe tri ministri.
“Është duke u pritur për konfirmim përfundimtar nëse koalicionin e madh do ta mbështesin lideri i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, si dhe deputetët Ilir Deda dhe Mimoza Kusari. Lista serbe është e pashmangshme, sepse pa të nuk ka shumicë”, shkruan “Blic”, përcjell “Zeri.info”.
“Në qeverinë e fundit Lista Serbe kishte një zv/kryeministër dhe dy ministra, ndërsa tani do të duhej të ketë një zëvendëskryeministër dhe tre ministra. Me shumë gjasa serbëve do t’u takojnë Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria për Komunitete dhe Kthim, si dhe Ministria e re e Bujqësisë”, raporton “Blic”.
Kusht tjetër i Listës serbe do të jetë implementimi i marrëveshjes së Brukselit për të cilën janë dakorduar të dyja palët pjesëmarrëse në bisedime, si dhe formimi i dy komunave të reja me shumicë serbe.
“Serbët gjithashtu do të insistojnë të formojnë dy komuna të reja. Njëra është Prilluzhë-Plemetin me shumicë serbe, e cila tani është në kuadër të komunës së Vushtrrisë me shumicë shqiptare. E dyta është Gora, me shumicë gorane. Goranët tradicionalisht janë treguar besnikë ndaj Serbisë. Komuna e Gorës kanë ekzistuar më parë, por autoritetet në Prishtinë e kanë “shuar” për shkak të besnikërisë ndaj Serbisë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?