LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe kthehet për Asociacionin

Lista Serbe kthehet për Asociacionin

Qeveria është duke e pritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në Qeveri dhe në Kuvend për t’i filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të vendit, ndërsa subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni të cilin e konsiderojnë si projekt për defunksionalizimin e shtetit.


Opozitarët thonë se Asociacioni mund të themelohet vetëm si organizatë joqeveritare dhe pa ndonjë kompetencë ekzekutive, në të kundërtën thonë se do të kundërshtojnë fuqishëm jetësimin e këtij projekti.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se Zyra e kryeministrit vazhdimisht është në kontakte me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe se janë në pritje të kthimit të këtij subjekti në institucione për të filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit.

“Ne po bisedojmë me përfaqësues të niveleve të ndryshme të Listës Serbe në vazhdimësi. Ne presim që Lista Serbe të kthehet në mënyrë që të fillojmë bisedimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Gecaj, duke shpresuar që ky subjekt politik të kthehet sa më shpejt në institucione. /Zëri/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori