LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe “bllokoi” edhe Bordin e AKP-së

Lista Serbe “bllokoi” edhe Bordin e AKP-së

Mos kompletimi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka bërë që shumë procese të bllokohen në këtë agjenci. Madje bllokimet kanë ndodhur edhe sa i përket ndarjes se 20 përqindëshit për punëtorët. Burimet e Telegrafit, kanë thënë se largimi i Listës Serbe nga Qeveria dhe Kuvendi ka bllokuar edhe procesin e kompletimit të Bordit të AKP-së, pasi ky bord do të ketë anëtar edhe nga komunitetet.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se Bordi i AKP-së shumë shpejtë do të kompletohet. “Në ditët në vijim do të trajtohet dhe finalizohet kjo çështje, pasi që deri më tani kemi qenë të angazhuar fuqishëm në pakon fiskale, gjyqësore dhe pakon e ligjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese evropiane, liberalizimin e vizave etj”, është thënë në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Publik të Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq, zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi ka treguar për Telegrafin se kanë përgatitur shumë raporte të cilat presin kompletimin e bordit.


“Janë rreth 25 raporte të cilat mund të finalizohen menjëherë pas kompletimit të Bordit të Agjencisë, kjo pasi kemi marrë konfirmim nga DhPGjSK që nuk ka më asnjë ankesë ndaj vendimeve të Autoritetit të Likuidimit (AL). Shuma totale për shpërndarje është afërsisht 7.5 milionë euro, nga të cilat rreth 1.5 milion euro do të paguhen te kreditorët e ndërmarrjeve, ndërsa rreth 6 milionë EUR do të shkojnë për Qeverinë e Kosovës”, tha ai.

Kaloshi ka thënë se janë edhe rreth 50 ndërmarrje shoqërore në likuidim për të cilat nuk kanë marrë konfirmim nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës. “Në këto 50 ndërmarrje, janë afërsisht 30 milionë euro në dispozicion, nga të cilat ka aprovuar për kreditorët rreth 4 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 26 milionë euro i mbetet Qeverisë së Kosovës. Shuma e kërkesave të refuzuara është afërsisht 14 milionë euro, për të cilat duhet pritur vendimi i Dhomës së Posaçme në rast se janë ankimuar nga kreditorët/pretenduesit e pakënaqur. Rrjedhimisht Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarë do shume midis 12 milionë euro dhe 26 milionë euro nga ky grup ndërmarrjesh”, tha zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi.

Ndryshe, Qeveria kishte premtuar se kompletimi i Bordit të AKP-së do të bëhet brenda muajit prill. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori