LAJMI I FUNDIT:

Liria dhe Gjilani ndajnë pikët

Liria dhe Gjilani ndajnë pikët

Të enjten është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së katërt në Raiffeisen Superligën e Kosovës, ndërmjet Lirisë dhe Gjilanit.

Ndeshja e zhvilluar në Prizren ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1.

Golin e parë në ndeshje shënuan mysafirët, ndërsa golashënues ishte Liridon Hasani (33’). Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 79-të me anë të Roland Durakut, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kjo ishte edhe pika e parë për Gjilanin në këtë edicion, që duket se do ta nxjerrë nga kriza që pati në këtë fillim sezoni.