LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Italia nuk meritoi të humbë

Lippi: Italia nuk meritoi të humbë

Trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka thënë se ekipi i tij nuk meritoi të humbë në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Konfederatave, përballë Egjiptit.

“Mendoj se merituam së paku një gol. Mendoj se Egjipti ka luajtur dy ndeshje të shkëlqyeshme këtu. Jemi në një grup të vështirë. Portieri i tyre pati një ndeshje fantastike dhe gjërat nuk shkuan mirë për ne”, ka thënë Lippi.

Lippi thotë se ekipi i tij tash duhet të mposhtë Brazilin në ndeshjen e fundit të grupit B, nëse dëshiron të kualifikohet për në gjysmëfinale.

“Thjesht duhet të fitojmë. Do të përpiqemi të kemi iniciativën”, ka shtuar më tej italiani.