LAJMI I FUNDIT:

Limak themelon Institutin e Shërbimeve të Aeroportit

Limak themelon Institutin e Shërbimeve të Aeroportit

Kompania Limak, e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka themeluar Institutin për Shërbime të Aeroportit të Limak-ut, i cili qëllim ka rritjen e mundësisë për ngitje profesionale dhe kapaciteteve të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Ky u cilësua si një moment historik për edukimin e të rinjve, duke ndërtuar perspektivë për të ardhmen dhe motivim për studentët.

E kjo u mundësua me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit, në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Limak-ut, me qëllim të rritjes së mundësive për ndërtim profesional dhe kapaciteteve të studentëve .


Haldun Firat Kokturk, drejtor Gjeneral i ANP “Adem Jashari” Limak Kosovo dhe anëtar i Bordit te Drejtoreve tha se e gjithë kjo ka për qëllim ofrimin e kurseve dhe një programi shtesë për studentet e UP-së, me qëllim të ngritjes së njohurive në lëndët e menaxhimit të aeroportit si dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes të UP-së dhe Universitetit Bogaziçi.

“Instituti i Shërbimeve të Aeroportit të Limak-ut, zgjeron rrjetin e tij të bashkëpunimit në mes të Limak dhe Universitetit publik të Prishtinës dhe Bogaziçi. Studentët tonë më të suksesshëm të universiteteve respektive të universitetit të Prishtinës, do të përfitojnë nga një demonstrim i përbashkët të përkushtimit drejtë liderëve profesional të brezave të Kosovës. Besoj së po përjetojmë një monument kulture të suksesshëm të një brezi të artë dhe duhet që ta motivojmë dhe me shumë rininë tonë, në edukimin e tyre të me tejmë”, pohoi ai.

Ndërsa Prorektori i UP-së, Arbnor Pajaziti tha se kjo është një ngjarje e një rëndësie të veçantë për studentet e UP-së. Formimi i këtij instituti, sipas tij, ka për qëllim rritjen e mundësive, për zhvillimin profesional të studentëve të UP-së, me qëllim të ngritjes së njohurive në lëmin e menaxhimit të aeroportit.

“Shpresoj që ky institut, do të sjell mundësi, për një eksperiencë të re, për studentet në menaxhimin e aeroporteve, duke krijuar mundësi në avancimin profesional dhe ne jetë”, tha Pajaziti.
E Gulay Barbarofoglu, rektore në Universitetin e Bogaziçi në Turqi tha se bashkëpunimi në mes të Universitetit Bogaziçi dhe Limakut, është mjaft i vlefshëm dhe shembull i mirë i industrisë dhe bashkëpunimit në nivel global.

“Sinqerisht ne besojmë që sinergjia e arritur nga ky program, do të krijojë burime njerëzore kreative dhe inovative, për nevojat e biznesit. Në fund të trajnimit të tyre, studentet jo vetëm që do të shpërblehen me certifikatat e universitetit Bugaziçi. Me këto certifikata që njihen në nivel ndërkombëtar, këta studentë do të bëhen pjesë shumë përpara se vet Kosova të bëhet pjesë e Unionit evropian. Besoj se ky program do të jap një kontribut mjaftë të rëndësishëm në zhvillimin e lidershipit dhe shkathtësive teknike, të nevojshme në këtë sektor dhe për këtë shtet”, tha ajo.

Ndërkaq Ebru Ozdemir, kryetare e Bordit te Drejtoreve të Investimeve të Limak-ut tha se Kosova ka Aeroportin më modern në Ballkan.
konference - Aeroporti i Prishtines - Adem Jashari - Limak Kosovo - foto ridvan slivova 04
Sipas saj, që nga fillimi i operimeve të tyre, prioritet kanë pas krijimin e vlerave për Republikën e Kosovës. “Por jo vetëm përmes ndërtimit dhe veprimit në terminalin e ri, por dhe për përmbushjen e përgjegjësive tona. Gjatë forcimit të marrëdhënieve historike dhe kulturore në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë, ne jemi të gatshëm për të kontribuuar për rininë e Kosovës”, tha ajo
Ndryshe, studentët me përfundimin e këtij instituti, do të pajisen me diploma të Universitetit “Bogaziçi”. Diploma këto të cilat njihen nga të gjitha universitetet e BE-së. /Telegrafi/