LAJMI I FUNDIT:

Limaj udhëton në SHBA, diskuton për autostradën Morinë -Merdarë

Limaj udhëton në SHBA, diskuton për autostradën Morinë -Merdarë

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekominikacionit i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj ka udhëtuar, për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MTPT-së ministri Limaj, që nga e hëna do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bankës Botërore, ku temë diskutimi do të jetë ndihma e këtij institucioni për autostradën Morinë-Merdarë.

Gjatë kësaj vizite në SHBA, ministri Limaj do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe me zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare dhe ekonomike me seli Uashington. /Telegrafi/