LAJMI I FUNDIT:

Limaj u prit nga homologu i tij Llompar

Limaj u prit nga homologu i tij Llompar

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij të parë si delegacion i Qeverisë së Kosovës në Mal të Zi, u prit miqësisht në qytetin bregdetar, në Budvë, nga ministri malazez i Transportit, Andria Llompar.

Gjatë këtij takimi – siç thuhet në një kumtesë të MTPT-së – u bisedua për shumë çështje të cilat janë me interes të veçantë, duke filluar nga thellimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy ministrive të të dyja vendeve fqinje.

Në këtë takim, ministrat Limaj dhe Llompar, thanë se shumë shpejt do të krijohen komisionet, të cilat kanë për qëllim identifikimin e çështjeve me interes të përbashkët, në lëmin e infrastrukturës rrugore, transportit hekurudhor si dhe aviacionit civil.
Limaj dhe Llompar, në këtë takim theksuan se është e domosdoshme, të që punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do t’i lidhë edhe më shumë këto dy vende.

Në fund të këtij takimi, u bë e ditur se ministri Llompar, shumë shpejt do të vizitojë Kosovën dhe gjatë kësaj vizite pritet që të nënshkruhen edhe memorandume bashkëpunimi, në mes të MTPT-së dhe Ministrisë së Transportit të Malit të Zi, në sektorin që u përkasin këtyre ministrive. /Telegrafi/