LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ekonomia si lokomotivë e integrimeve

Limaj: Ekonomia si lokomotivë e integrimeve

Autostrada përmes Kosovës që do të lidhë Shqipërinë dhe Serbinë Rrugë të gjera shtrihen rreth Prishtinës, shumë prej tyre janë ende në ndërtim e sipër. Gumëzhima e punimeve shihet ngado, ende ka gropa por edhe ushtimë punësh.

Projekti i madh i ardhshëm i Ministrit të Transporteve në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limajt është një Autostradë e cila do të kalojë mespërmes Kosovës dhe do ta lidhë atë me Shqipërinë dhe Serbinë. Është paraparë që këtë punë ta kryen Konzorciumi amerikano-turk Bechtel Enka. Përndryshe edhe Strabagu austriak kishte konkurruar për këtë projekt.

Gjithsesi, Limaj shpreson që Autostrada do të vazhdojë të ndërtohet mëtej edhe në Serbi. "Për pesë apo gjashtë vite", beson ai, "edhe Serbia do ta sheh që është në interesin e saj ekonomik. Autostrada duhet t’u shërbejë popujve".

Limaj beson pokështu që zhvillimi ekonomik është strategjia më e mirë që pjesa veriore e Kosovës, ku jeton një shumicë serbe, mund të integrohet në shtetin e Kosovës. "Njerëzit në veri duhet ta vërejnë dhe ndiejnë pse duhet të jetohet në Kosovë. Unë nuk jam për atë që Kosova ta merr veriun por që veriu të vie vet dhe bëhet pjesë e jugut", ka deklaruar Fatmir Limaj për "Standard".


Ai shprehet për krijimin e zonave doganore të cilat do të tërhiqnin investimet dhe investitorët si dhe për një Universitet Europian në qytetin e ndarë të Mitrovicës, në të cilin do të studionin bashkarisht serbët, shqiptarët dhe romët . Tash për tash nëpunësit e Misionit Europian për shtetin e së drejtës vazhdojnë të gjinden në rrethana jo edhe aq të mira në këtë pjesë të Kosovës.

Limaj pokështu ka folur edhe për një ndryshim rrënjësor të shoqërive që po ndodh në tërë rajonin. "Forcat demokratike janë më të forta sesa forcat regresive. Nëse shikojmë nga e kaluara atëherë vërejmë që diçka e këtillë nuk kishte ngjarë kurrë më parë. Dhe ky është një zhvillim të cilin askush nuk mund ta ndalë më", ka deklaruar Ministri Limaj për "Standard".

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori