LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Do ta ngrisim zërin për ish-punëtorët e fabrikës së Ballkanit

Limaj: Do ta ngrisim zërin për ish-punëtorët e fabrikës së Ballkanit

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj sot ka takuar ish-punëtorët e fabrikës së Ballkanit të Suharekës,me të cilët ka bashkëbiseduar për gjendjen e tyre.

Përfaqësuesit e ish punëtorëve të fabrikës së “Ballkanit” i kanë thënë kryetarit Limaj se kanë ardhur në adresë të qëlluar për të bashkëbiseduar për problemet e ish-punëtorëve të kësaj fabrike, ku kanë kërkuar që për këtë çështje të formohet një komision hetimor në Kuvend të Kosovës.

Kreu i Nismës për Kosovën, iu ka thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë dhe përkrahin për kërkesat e tyre, dhe çdo gjë tjetër që Nisma mund të bëjë me mundësitë e saj do ta bëjë.


Përfaqësuesit e ish-punëtorëve të fabrikës së Ballkanit të Suharekës, kanë thënë se fabrika “Ballkani” ka pasur shumë mundësi të privatizohet në mënyrë të rregullt dhe me kompani ndërkombëtare shumë më serioze.

Ndërsa Limaj në fund u ka thënë se “ne tani si opozitë për çdo problem apo pakënaqësi të popullit, do të ngrehim zërin në parlament, duke përfshirë edhe problemin tuaj”, tha Limaj. /Telegrafi/