LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësi gjerman: BE nuk është e gatshme të importojë probleme kufitare

Ligjvënësi gjerman: BE nuk është e gatshme të importojë probleme kufitare

Në mesin e spekulimeve në rritje se SHBA mund ta pranojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të ngërçit me Serbinë, ligjvënësi i koalicionit qeverisës në Gjermani, Josip Juratoviq, thotë se Bashkimi Evropian nuk do të ndikohet nga vendimi i Uashingtonit, por do të mbajë qëndrimin e tij.

“Pozicioni i Brukselit në lidhje me Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën do të vendoset ‘ekskluzivisht’ në përputhje me rregullat e bllokut dhe pa u ndikuar nga opinion i SHBA-së”, tha për rrjetin informative BIRN anëtari i Bundestagut, i lindur në Kroaci.


Ai tha se BE nuk është e gatshme të importojë probleme kufitare si ato ekzistuese mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Ndërsa, ish –emisari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, i druhet një konflikti të ngrirë dhe shtron mundësinë e atij që e quan “korrigjim kozmetik të kufijve”.

“Në 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian mund ta shmangë zgjidhjen e çështjes e Kosovës. Koha pra, është esenciale në këtë rast”, ka thënë ai për gazetën serbe “Danas”.

Petritsch e përshkruan përplasjen serbo-shqiptare si konfliktin e fundit historik në rajon.

“Jam i vetëdijshëm, se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSBE-në”, shprehet ai.

Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve, por Petritsch porosit se duhen dëgjuar me kujdes personat që marrin vendime në Prishtinë dhe Beograd në lidhje me dialogun në Bruksel.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori