LAJMI I FUNDIT:

Ligji për ndërmarrjet publike në Kuvend, por pa Trepçën

Ligji për ndërmarrjet publike në Kuvend, por pa Trepçën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke shqyrtuar projektligjin për ndërmarrjet e caktuara publike por pa Trepçën. Disa nga deputetë kanë kërkuar që të heqen kompetencat e komunave sa i përket ndërmarrjeve publike me karakter nacional, u tha se komunat duhet të ketë kompetenca vetëm për ndërmarrjet komunale.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci ka prezantuar para deputetëve Ligjin për ndërmarrjet e caktuar publike. Ai tha se me anë të këtij ligji do të rregullohen ndërmarrjet e caktuar dhe vitale për vendin.

Ai tha se për Trepçën do të nxjerrët një ligj i veçantë i Trepçës për shkak të kompleksitetit. “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në vazhdimësi ka pasur në konsideratë vështirësitë që i kanë ndërmarrjet shoqërore dhe ndërmarrjet te cilat janë të menaxhuara nga shteti. Ne si ministri i kemi ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim, ku është përgatitur draft ndryshimi i ligjit për ndërmarrjet publike”, tha Stavileci.


Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se komisioni ka shqyrtuar ketë projektligj për ndërmarrjet publike. Sipas tij, roli i komunave do të kufizohet vetëm në regjistrimin e ndërmarrjeve me karakter komunal, por komunat nuk do të ketë fuçi në regjistrimin e ndërmarrjeve publike.

Muhamet Mustafa, ka folur edhe në emër të LDK-së duke kërkuar votimin e deputetëve.

Ish-ministri i MZHE-së, Besim Beqaj, tha se ky projekt ligj hap rrugën për krijimin e ligjit për Trepçën e cila ka qenë bartës i zhvillimit ekonomik. Edhe ky tha se komunat duhet të ketë kompetenca vetëm për ndërmarrjet komunale kurse për ndërmarrjet me rëndësi të veçantë siç është Trepça.
“Ne do të kërkojmë që neni 3, respektivisht pika 11.3 të riformulohet. Po ashtu kukojmë në emër të PDK-së që Ligji për Trepçën të sjellët s amë parë”, tha Beqaj.

Ndërkaq, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje tha se tash Qeveria nuk është duke e ditur se çfarë do të ndodh me Trepçën. “Kjo Qeveri do të funksionoj vetëm me masa ad hoc, e me kësi masa nuk zhvillohet as Trepça e as ekonomia. Neni 3 pika 11.3 nuk betë të qëndroj në formën siç është por si VV kërkojmë ku flitet për komuna të bëhet me miratim të komunave të fshihet krejt nga projektligji”, tha ai.

Sipas Ymerit, ka dallime në mesë tekstit të ligjit të votuar në Qeverinë dhe në tekstin që është sjellë në Kuvend. Ai ka bërë të ditur se kjo levizje do të votojën kundër.

Fatmir Limaj nga NISMA tha se duhet që të mos përdoret ligji politikisht, dhe të harmonizohen të gjithë së bashku për harmonizimit dhe ndërtimin e një plani të veprimit për Trepçën. “Nëse ligji për ndërmarrjet publike shkon kështu siç është atëherë s’ka ndërmarrje publike të Trepçës“, tha Limaj.

Sipas tij, as një ligj i veçantë nuk mund të bahet për ndërmarrjet publike pa u mbështetur në ligjin për ndërmarrjet publike.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, mendon që Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar një ligj, ai për ndërmarrjet publike, që shkon në disfunksion të këtyre ndërmarrjeve, dhe aspak nuk kemi të bëjmë me zhvillim ekonomik, siç Qeveria është mësuar, madje tani edhe qytetarët e kanë mësuar fjalën e njohur “e kemi shpëtuar vendin”, kemi një sistem unik të drejtësisë e kështu më radhë.

Ai ka thënë se ligji është mashtrim për qytetarët e Kosovës, pasi u jep fuqi vendimmarrëse komunave në veri. “Në cilat njësi ekzistojnë në komunat në veri të Kosovës. E kemi Gazivodën, e kemi Brezovicën, e kemi Trepçën. Ne si AAK jemi të mendimit që komunat të mos ekzistojnë te neni 3, pika 11.3”, ka theksuar Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori