LAJMI I FUNDIT:

Ligji për investime me efekt të kundërt për Kosovën!

Ligji për investime me efekt të kundërt për Kosovën!

Ligji për investimet e huaja i miratuar dy vite më parë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka sjell asnjë rezultat në rritjen e investimeve në vend. Madje, prej vitit 2013, kur ka hyrë në fuqi ky ligj, ka pasur rënie të investimeve të huaja.

Duke parë shqetësimet e bizneseve, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, gjatë monitorimit të këtij ligji ka nxjerrë disa rekomandime dhe i ka dërguar në qeveri, por kjo e fundit deri tani nuk i ka marrë seriozisht.

KosovaPress, për dy javë rresht ka kërkuar për përgjigje rreth kësaj çështje nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, rreth këtyre rekomandimeve. Por, të dy institucionet nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë një përgjigje se a do të ketë ndryshime të ligjit apo jo.


Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri nga PDK-ja, Besim Beqaj, ka thënë se Qeveria është mirë t’i trajtoj rekomandimet e Komisionit dhe t’i marr seriozisht ato.

“Gjatë procesit të monitorimit të implementimit të Ligjit kemi diskutuar me bizneset dhe kemi parë shqetësimet e tyre. Kemi ardhur me rekomandimet që ia kemi dhënë Qeverisë të cilat do të duhej të trajtoheshin”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij, rekomandimet kanë të bëjnë me trajtimin e kontratave, që është një nga problemet më themelorë.

“Njëkohësisht janë bërë rekomandime edhe për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Agjencionin për Promovimin e Investimeve , i cili duhet ketë qasje më pro aktive jo vetëm në dhënien e informatave por edhe në krijimin e regjistrit për investitorë, respektivisht për të trajtuar me kujdes edhe fazën e pas hyrjes së investitorëve, që nënkupton përkujdesjen për të gjitha procedurat të cilat duhet të bëhen”, ka vlerësuar Beqaj.

Beqaj ka shtuar se i kanë rekomanduar edhe MTI-së, që Agjencioni për Promovim të Investimeve të kaloj tek zyra e Kryeministrit. E nëse Qeveria nuk ndërmerr ndonjë hap tutje, atëherë Kuvendi e ka të drejtën që të filloj procedurën për amandamentimin e këtij ligji.

Anëtari tjetër i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga LDK-ja, Blerim Grainca tha se rekomandimet kanë të bëjnë me çështje esenciale dhe se janë në pritje të draftit final nga Qeveria.

Brengosje për mos dhënien e rezultateve për rritjen e investimeve pas miratimit të ligjit për investime, ka shprehur edhe kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Madje, sipas tij, përkundrazi ka pasur rënie të investimeve.

“Në raportin e AKB-së në vitin e kaluar kanë ikë më shumë se 39.4 për qind të investitorëve. Më shumë se 100 milionë investime ka pasur më pak në vitin e kaluar. Ky është tregues i mirë se duhet të bëhet diçka, duhet të ndryshohet diçka dhe mirë që ka filluar të diskutohet për ndryshimin e ligjit për investitorët e huaj. Ky ligj duhet të thirret “ligji për investitorët”, e që në kuadër të zyrës së kryeministrit ndoshta kishte me qenë më funksional”, tha Shahini.

Edhe kreu i AKB-së, ka vlerësuar se do të ishte mirë dhe me serioze që investitorët e interesuar të investojnë në Kosovë të kenë kontakt me zyrën e kryeministrit. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori