LAJMI I FUNDIT:

Ligji pastaj privatizimi i PTK-së

Ligji pastaj privatizimi i PTK-së

Sindikata e Punëtorëve të PTK-së e ka vlerësuar pozitivisht veprimin e deputetëve për mos përkrahjen e Strategjisë për privatizimin e kompanisë më profitabile në vend. Sipas tyre PTK nuk duhet të privatizohet sepse është interes i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi, tha se kjo kompani është pasuri e tërë Kosovës. “Strategjia për privatizimin e PTK-së nuk mund të miratohet pa një transparencë dhe analizë të mirëfilltë. Mos privatizimi i PTK-së na ka dhënë forcë dhe kurajë që në të ardhmen të ecim në rrugën tonë, e cila është në interes të qytetarëve, kompanisë dhe të punësuarve të saj”, theksoi ai.

Sipas Alshiqit, Qeveria në largim duhet që t’i anulojë edhe vendimet e mbetura lidhur me projektet për zhvillimin e PTK-së .

“Privatizimi i Post Telekomit të Kosovës nuk duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër. Së pari duhet të miratohet ligji i veçantë për privatizimin e kompanisë, të merret kodi telefonik, të nënshkruhet kontrata kolektive dhe të vlerësohet cili është fitimi i saktë nga privatizimi ose jo i kësaj kompanie”, tha Milazim Alshiqi i cili është kryetar i njërës prej sindikatave të PTK-së. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori