LAJMI I FUNDIT:

Liga e Evropës: Vllaznia vazhdon, Renova dhe Dinamo eliminohen

Liga e Evropës: Vllaznia vazhdon, Renova dhe Dinamo eliminohen

Ekipi shkodran Vllaznia ka barazuar në Loro Boriqi ndaj ekipit irlandez Sligo Rovers, por ka arritur të kualifikohet në rundin e dytë të Ligës së Evropës, siç quhet në sezonin e ri Kupa UEFA.

Golin e vetëm për ekipin shqiptar e shënoi mesfushori Ndriçim Shtubina dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Shkodranët mbetën me 10 lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit, të cilën përparësi e shfrytëzuan mysafirët që shënuan me anë të mbrojtësit Alan Keane, pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Pavarësisht barazimit, ekipi shkodran kualifikohet falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë si mysafir.


Ekipi tjetër nga Shqipëria që ka garuar në fazën e parë para-eliminatore të Ligës së Evropës, Dinamo nga Tirana, është eliminuar pavarësisht se fitoi 2-0 në Qemal Stafa ndaj ekipit finlandez Lahti.

Dinamo kishte humbur me rezultat 4-1 në fushë mysafire dhe kishte nevojë edhe për një gol tjetër (3-0) për t’u kualifikuar në rundin e ardhshëm.

Nga gara është eliminuar edhe një ekip tjetër shqiptar, ai nga Maqedonia, Renova. Tetovarët barazuan 1-1 në fushë të vet ndaj ekipit bjellorus Dinamo Minsk, por u eliminuan për shkak se kishin pësuar humbje me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në udhëtim.

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Kalo në kategori