Ishte viti 2001 kur në Kosovë u themelua një institucion privat i arsimit të lartë – UBT, për tu shndërruar më pas ndër vite në një “qytet të mençur” për edukim dhe arsimim në të gjitha fushat.
Për të treguar se si erdhi deri te ideja e themelimit të këtij institucioni, në një Podcast për Telegrafin ka folur themeluesi, njëherësh presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi.
Hajrizi tregoi se nga studimet e doktoraturës të cilat i kreu në Austri, vendosi që të kthehej në Kosovë për të themeluar UBT-në, pasi siç tha ai “kishte nevojë dhe kërkesë”.
Hajrizi flet për periudhën e vështirë për Kosovën si dhe lidhjen emocionale që kishte për vendin.
“Në vitet 90-ta kam shku për studime doktorate, studime të vazhdueshme në Vjenë.
Edhe nga atje mandej jam kthyer. Disa herë e kam cekë që vitet 90’ta kanë qenë vite shumë emocionale për neve, shumë të ndërlidhura me Kosovën, me lirinë me pavarësinë, me të drejtat tona për të jetuar… Kemi pas një lidhje shumë, shumë të fortë me atdheun, me Kosovën edhe në këtë mënyrë janë kriju mekanizmat që me dashtë edhe me e konsideru vendin tanë si vend ku ti duhet të kontribuosh, ku duhet të zhvillosh, ku duhet të ndihmosh në zhvillim, në liri e kështu me radhë”, u shpreh ai.
Siç tha Hajrizi në vitin 2001 kishte mungesë të kuadrove dhe në çdo gjë, dhe në rrethana të tilla sipas tij “ishte e nevojshme që të krijohet një sistem i ri pa një histori”.

“E shihja që ka nevojë, e shihja që ka mungesë të kuadrove, shiheshin shumë rrethana të cilat në njëfarë mënyre, në mënyrë të brendshme të ftonin për të kontribuar. Natyrisht, së pari të shkon mendja në një institucion ekzistues që përmes tyre të kesh një kontribut, por në rrethana të dyta në bazë të analizave, në bazë të krahasimeve, në bazë të rrethanave reale shihej që një sistem ekzistues, meqë ka kalu në vite shumë të vështira, është i vështirë për t’u reformuar shpejt dhe sigurisht ishte e nevojshme që të krijohet një sistem i ri pa një histori, të themi të vështirë, po një histori e cila fillon nga praktikat më të mira të organizimit, të edukimit, të shkencës…”, theksoi presidenti i UBT-së, duke shtuar se “ka pasur mungesë të infrastrukturës në përgjithësi, mungesë të stafit domethënë nuk ke pasur një staf të përgatitur, nivelet e larta të kompetencave të teknologjisë apo të menaxhimit, apo të biznesit, apo të organizimit.
Ka pas mungesë të ligjeve, ka pas mungesë të financave…çdo gjë ka qenë e mangët, përveç nevojës së madhe”.
Hajrizi tha se në fillimet e tij me UBT-në nuk ka pasur konkurrencë dhe çdo prurje e tij në vend ka qenë risi për Kosovën.
“Realisht në fushën ku unë fillova të jem aktiv, nuk ka pas asgjë, do të thotë çdo gjë që unë kam bo, e kam bo për herë të parë në Kosovë… Çdo gjë ka qenë herë e parë për Kosovën dhe kjo më nxitke ma shumë, do të thotë më motivonte ma shumë që edhe ne të ndërlidhemi sa më shpejt, edhe pse për herë të parë, por që të flasim menjëherë për temat aktuale që fliten në botë, në Evropë edhe në vendet tjera të zhvilluara që ne mos të humbim hapin edhe më tutje mas lirisë, mas momentit që faktikisht ne tash e kishim në dorë dhe kishim mundësi që të bëjmë dhe filluam që të organizojmë konferenca”.

Siç potencoi presidenti i UBT-së, në konferencën e tij të parë ka folur për cilësinë dhe standardet në Evropë.
“Kam dashtë me fol se cilat janë vlerat evropiane, cila është cilësia që e vlerësojnë evropianët, cilat janë standardet që kërkojnë evropianët. Duke marrë edukimin në Austri, duke marrë edukimin gjatë doktoratës, në trajnime, në zhvillime, duke punu se unë kam punuar në projekte në industri më të rëndësishme të themi të nivelit botëror, siç është industria elektronike e Siemens-it, siç është industria automobilistike, sikur Volkswagen-i, sikur është inxhinieria softuerike që sapo kish marrë një zhvillim të hovshëm”, tha ndër të tjera Hajrizi.
Po ashtu në këtë Podacst, presidenti i UBT-së, Hajrizi ka folur për afatin e regjistrimit të studentëve, kriteret që duhet të plotësohen për të qenë pjesë e këtij institucione, rangimet e UBT-së si dhe shumë çështje të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit