Në prag të Pashkëve, mishi i qengjit shitet me çmim prej 120 denarë për kilogram, reagojnë nga Lidhja e bujqve. Sipas tyre, çmimi është më i ulët, nëse bëhet një krahasim i disa viteve të fundit, kur mishi i qengjit shitej me çmim prej 160 denarë për kilogram, bëri të ditur agjencia Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fermerët nuk mund ti mbulojnë shpenzimet, shumica prej tyre janë në një humbje. Problemi mund të tejkalohet nëse qeveria do të heqë ndalimin e eksporteve të bagëtisë.
– Ne tani jemi të detyruar t’ua shesim mishin e qengjit thertoreve vendore, të cilët e formojnë çmimin me firma nga Italia dhe Kroacia ku qengji eksportohet i therur dhe shitet me çmim shumë më të lartë nga ai që na e diktojnë neve. Po të kishim mundësi të eksportojmë bagëti të gjallë, jashtë vendit tonë do ta shisnim me çmim shumë më të lartë. Kemi biseduar me firma nga Turqia, Kroacia dhe nga vende tjera, të cilët dëshirojnë të blejnë qengja të gjallë, por ne si fermerë kemi ndalesë për eksport – thotë Megjit Amiti, nënkryetar i Lidhjes së bujqve të Maqedonisë.
Për shkak të çmimit të ulët, sipas Amitit, fermerët heqin dorë nga kultivimi i deleve. E therin tërë bagëtinë.
– Fermerët nuk kanë para për kultivimin e bagëtisë. Harxhimet janë të mëdha, për ushqim, e mos dhëntë Zoti të sëmuret bagëtia. Prandaj, janë të detyruar ti therin qengjat, ata shumë rrallë ruajnë dele për shumim, për këtë arsye viteve të fundit numri i qengjave në Maqedoni është në rënie – thotë Amiti.
Në Maqedoni momentalisht ka rreth 500.000 dele të regjistruara, për dallim me periudhën prej para dy dekadave kur numri i tyre ishte dy milionë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?