LAJMI I FUNDIT:

Licencimi i aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë

Licencimi i aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë

RENRGY TRADING GROUP PRISTINA SHPK., me seli në adresën: Rruga Sylejman Vokshi, nr. 50/3, Prishtinë, Republika e Kosovës, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për licencim të aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike në Kosovë. Aplikacioni për licencim të këtij aktiviteti me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.

Licencimi i furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike i ndërmarrjes RENRGY TRADING GROUP PRISTINA SHPK. përveç tjerash do të përmbajë:

– Territori i mbuluar nga Licenca është Republika e Kosovës.


– I licencuari ka të drejtë të blejë kapacitete dhe energji elektrike nga prodhuesit me çmime të parregulluara;

– I licencuari ka të drejtë të blejë dhe shesë kapacitete dhe energji elektrike nga furnizuesit e tjerë me çmime të parregulluara;

– I licencuari ka të drejtë të shesë kapacitete dhe energji elektrike furnizuesve tjerë me çmime të parregulluara; dhe

– I licencuari ka të drejtë të tranzitojë, importojë dhe eksportojë kapacitete dhe energji elektrike.

I licencuari mund të kryejë aktivitetin e furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike në pajtim me dispozitat e Licencës së lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë. Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Dervish Rozhaja”, Nr. 12, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: hrexhaj@ero-ks.org; Tel. 038 247 615 / 038 247 118.

RENRGY TRADING GROUP PRISTINA SHPK.

Rruga “Sylejman Vokshi”, nr. 50/3, Prishtinë, Kosovë

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Kalo në kategori