LAJMI I FUNDIT:

Libri i kthehet bibliotekës pas 99 vjetësh

Libri i kthehet bibliotekës pas 99 vjetësh

Një libër që është kthyer këtë javë në bibliotekën e qytetit New Bredford, në Massachusetts, nuk ishte vonuar një javë, por plot 99 vjet, ndërsa dënimi për moskthimin e tij ka arritur shumën prej 361 dollarësh.

Megjithatë, trashëgimtarët e personit, i cili e kishte huazuar këtë libër, kanë vendosur ta kthejnë atë në bibliotekë.

“Faktet të cilat duhet t’i dijë për Qeverinë e vendit tim”, është libri i cili është dashur të kthehej në bibliotekë në maj të vitit 1910.

Stanley Dudek, i cili e ka kthyer këtë libër, ka deklaruar për “Standard Times”, se ai e kishte gjetur atë derisa po gjurmonte nëpër gjësendet e nënës së tij, e cila kishte vdekur 10 vjet më parë.


Kështu, ai ka vendosur të kthente librin në bibliotekën e New Brandfordit, duke menduar se ky veprim është i drejtë.

Dënimi për moskthimin e librit tashmë ka arritur në 361 dollarë, por biblioteka nuk e ka kërkuar nga ai të paguajë këtë dënim.

Zyrtarët e bibliotekës planifikojnë që këtë libër të vendosin në koleksionin e veçantë të bibliotekës. /Telegrafi/