LAJMI I FUNDIT:

Libri me ese, “Andrra në beze”: Një dukuri e rrallë në ambientin tonë të kontaminuar

Libri me ese, “Andrra në beze”: Një dukuri e rrallë në ambientin tonë të kontaminuar

Gazetari shumëvjeçar Agron Shala, ka publikuar librin “Andrra në beze”, me Shtëpinë Botuese “Armagedoni”.

Në këtë libër janë përmbledhur njëzet ese nga fusha e kulturës. Esetë si pikënisje kanë analizën e filmit, në një ndërthurje edhe me realitetin shqiptar, të kaluarën dhe të tashmen, psikologjinë, sociologjinë e filozofinë. Për këto ese, emrat e njohur kanë dhënë vlerësime të mira, duke i konsideruar esetë e Shalës tepër të rralla në gjithë ambientin e Kosovës.

Për librin “Andrra në beze” vlerësime kanë dhënë profesori, dramaturgu, romansieri, regjisori, esteti dhe eseisti Stefan Çapaliku, eseisti dhe ish-editori i gazetës “Zëri”, Blerim Shala, profesori i letërsisë dhe gjuhës angleze, Muhamet Hamiti, profesori i fotografisë Fahredin Spahija, publicisti dhe studiuesi Daut Dauti.


Thanë për librin “Andrra në beze”:

Muhamet Hamiti: “Shkrime ‘non-fiction’ me nuanca gjuhe fiksionale edhe kur bëhet fjalë për jetën reale, distopike, të sotmes, që bie ndesh me optimizmin e induktuar komunist me dekada në Shqipëri e në Kosovë. Pesimizmi i Agron Shalës për konditën shoqërore shqiptare bëhet njëfarë pharmakos-i i kohës sonë”!

Blerim Shala: “Esetë e Agron Shalës ndërtohen mbi një seriozitet në qasje, thellësi në analizë, pasuri në informacion, kombinim në zhanre, krahasime që bashkojnë të tashmen me të kaluarën. Si të tilla, këto ese janë një dukuri e rrallë, tepër e rrallë në këtë ambientin tonë të kontaminuar me banalitete të të gjitha llojeve, të cilat janë bërë përditshmëri e jona”.

Fahredin Spahija: “Rrëfimi tejet interesant që Agron Shala ndërton duke e analizuar veprën filmike, si lexues të bën të krijosh një lidhje të fortë, gjithsesi emocionale me subjektin që e trajton regjisori”.

Daut Dauti: “E veçanta e tij është shoshitja e fenomeneve kulturore nëpër kriteret e sociologjisë , psikologjisë, filozofisë dhe historisë. Ai ofron shpjegime të cilat janë të denja për krahasim edhe me botimet e shtypit më elitar dhe të specializuar të fushës së kulturës në Evropë e gjetiu”.

Stefan Çapaliku: “Duke dalë prej shtëpie me këtë libër, Agron Shala ka ba bé me u njoftue me të gjithë ne. Ai asht ba gati me na e dhanë dorën dhe me na përcjellë “rrokull botës e rrokull Shqypniës së tij” si një personë njerëzore e intelektuale, që ka vendosë me ba shkuesin, pse jo edhe lajmëtarin kulturor, bash atë rol që i mungon teatrit të jetës shqiptare, që prej gati një shekulli”. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Kulture
Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Kulture
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Kulture
Prizreni ruan monedhat ilire

Prizreni ruan monedhat ilire

Kultura
DUKE FOLUR ME IDIOTË

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Poezi
Legjenda e El Dorados

Legjenda e El Dorados

Kulture
Kalo në kategori