LAJMI I FUNDIT:

Libi, tensionet rrisin çmimin e naftës

Libi, tensionet rrisin çmimin e naftës

Çmimi i naftës vazhdon të rritet për shkak të tensioneve në Libi. Në tregjet aziatike, Light crude u rrit me 31 cent duke shkuar në 95.73 dollarë, ndërsa ajo Brent u rrit me 84 cent duke shkuar në 106.62 dollarë.

Reporteri i Time, nga Libia njoftoi se Gedafi ka urdhëruar sabotimin e platformave të nxjerrjes së naftës.

Sipas reporterit amerikan, një ish-agjent i CIA-s, Gedafi ka urdhëruar forcat e sigurisë të hedhin në erë disa naftësjellës në vend, si dhe disa platforma. /Telegrafi/