LAJMI I FUNDIT:

LG Spectrum 2 lansohet në Verizon

LG Spectrum 2 lansohet në Verizon

LG dhe Verizon së fundi kanë lajmëruar pajisjen e re të tyre smartphone LG Spectrum 2 dhe pajisja tani është e gatshme për blerje në uebfaqen e Verizon.

Siç thuhet nga raporti i kompanive, pajisja e re LG Spectrum 2 do të shitet vetëm në shitoret online të Verizon. LG Spectrum 2 vjen me çmim prej 99 dollarë me kontratë 2 vjeçare me Verizon.

Pajisja punon nën Android 4.0 Ice Cream Sandwich, posedon procesor dual core Snapdragon S4, 1gb RAM, ekran 4.7 inç HD dhe 16gb memorie të brendshme. Specifikat tjera të pajisjes janë kartela microSD, teknologji NFC, rrjet 4G LTE dhe Bluetooth 4.0.

Mund të gjeni më shumë detaje rreth Spectrum 2 në uebsajtin e Verizon Wireless. /Telegrafi/