LAJMI I FUNDIT:

LG shet 16.8 milionë telefona për tre muaj

LG shet 16.8 milionë telefona për tre muaj

Samsung është nën presion për shitjet e saj dhe trendin rënës të tyre për një periudhë të gjatë, por gjërat me sa duket nuk janë të njëjta për kompaninë tjetër nga Korea e Jugut, rivalin e Samsung, prodhuesin e famshëm të telefonave të mençur mobil LG, i cili njoftoi se në tre muajt e fundit ka arritur të shesë më shumë se 16.8 milionë njësi të telefonave të saj, në tregun global.

LG Mobile, që është vetëm një njësi e biznesit të LG Electronics i ka rritur shitjet e telefonave të saj për 39 për qind për tre muajt e fundit të këtij viti, apo 16 për qind në krahasim me tremujorin paraprak.

Kompania koreane ka gjeneruar 4.14 miliardë dollarë në të hyra, ndërsa profiti i saj është 163.16 milionë dollarë. LG Mobile ka thënë se ky ka qenë tremujori më i mirë i kompanisë për 5 vitet e fundit.

LG G3 është modeli i fundit i telefonit të kompanisëLG Mobile, edhe pse sipas raportit, suksesi kryesor i kompanisë ka ardhur nga modelet tjera mesatare dhe më të lira.


LG Mobile thotë se pret që ta "forcojë pozicionin e saj në tregun e telefonave të mençur mobil me modelet e reja të G Series dhe L Series III, pavarësisht se tregu mobil po bëhet gjithnjë e më konkurrues. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori