LAJMI I FUNDIT:

LG prezenton Optimus G

LG prezenton Optimus G

Kompania koreano-jugore zyrtarisht ka lajmëruar telefonin e mençur më të ri të kompansë, LG Optimus G.

Optimus G është i pajisur me procesor Snapdragon S4 me Quad-Core Krait CPU, dhe pretendon të jetë telefoni i parë i pajisur me këtë procesor të fuqishëm.
Snapdragon S4 posedon 2GB RAM memorie, me lidhje 4G LTE dhe teknologjinë e re të prekjes, e quajtur ‘in-cell touch’ dhe do të përdor sistemin operativ 4.0 të Google Android.
Specifikimet tjera për LG Optimus G përfshijnë rezolucionin ‘True HD 1280×768’ të ekranit IPS+LCD, kamerë 13 megapiksel në anën e pasme ndërsa, në anë të përparme posedon kamerë 1.3 megapiksel, posaçërisht e përshtatshme për thirrje me Skype.
LG do të lansoj Snapdragon S4 gjatë tetorit/nëntorit në Japoni dhe një javë më vonë në Kore. Fatkeqsisht, nuk ka ende informata për çmimet ose ardhjen në treg në vendet tjera të botës. /Telegrafi/