LAJMI I FUNDIT:

LG prezanton fabletin G3 Stylus

LG prezanton fabletin G3 Stylus

LG G3 Stylus tashmë është bërë zyrtar, para debutimit zyrtar në panairin e IFA-së i cili mbahet muajin e ardhshëm. Bashkë me telefonin vjen edhe lapsi i hollë digjital, i cili mundëson krijimin përmes telefonit, edhe pse ky i fundit me sa duket nuk është bërë për të konkurruar me fabletin e ardhshëm të Samsung, Galaxy Note.

LG G3 Stylus sjell lapsin e quajtur Rubberdium për përdorim në ekranin me diagonalen prej 5.5-inç në qHD. Bashkë me të ofrohen edhe QuickMemo+, Dual Windows, Gesture Shot, Knock Code (për hapjen e telefonit me anë të një trokitje të zgjedhur), dhe jo vetëm kaq.

Sa i përket karakteristikave, LG G3 Stylus ofron procesorin me 1.3GHz quad-core si dhe 8GB hapësirë të brendshme dhe 1GB RAM.

Kamera e pasme e fabletit të LG sjell 13MP, ndërsa në anën e përparme është kamera me 1.3MP, bashkë me baterinë prej 3,000mAh. Pajisja do të ofrohet në tri ngjyra: të bardhë, të zezë dhe të artë. (Telegrafi)