LAJMI I FUNDIT:

LG përgatit edhe fabletin G Note

LG përgatit edhe fabletin G Note

Telefoni i ri i LG, modeli LG G4 pritet të prezantohet së shpejti në një konferencë shtypi që pritet të mbahet muajin e ardhshëm, por tani duket se kompania do të lansojë edhe një model të ri të pajisjes fablet, të cilin besohet se do ta quajë LG G Note.

Kjo pasi që një pajisje e re e LG e koduar si LG LS770 është parë së fundmi në listat e FCC, dhe ky është e thënë të jetë fableti fundit i LG-së që do të prezantohet si LG G Note.

LG G4 është thënë se do ta sjell ekranin me 5,5 inç, ndërsa LG G Note me sa duket do të shfaqë një ekran edhe më të madh me diagonalen prej 5,8 inç.

LG e ka regjistruar si markë të re emrin LG G Note në zyrën koreane të patentave muajin e kaluar dhe ky duket se do të jetë emri zyrtar i fabletit të tyre të ri. (Telegrafi)