LAJMI I FUNDIT:

LG G4 Pro – rival serioz i iPhone 6S dhe Galaxy Note 5!

LG G4 Pro – rival serioz i iPhone 6S dhe Galaxy Note 5!

Nëse modeli i ri i telefonit të LG, G4 Pro do të paraqitet në treg me të gjitha specifikat e përfoluara atëherë i njëjti thuhet se do t’i bëjë konkurrencë të rëndësishme modeleve të reja të telefonave nga gjigantët si Apple dhe Samsung, sikurse iPhone 6S dhe fabletit Galaxy Note 5.

Deri më sot janë thënë shumë gjëra për modelin e ri të telefonit – LG G4 Pro dhe me sa duket, i njëjti do të vijë me karakteristika të avancuara.

LG G4 thuhet se do të ofrojë më të fuqishëm nga rivalët e tij në treg, përkatësisht Snapdragon 820.

Dhe bashkë me Qualcomm Snapdragon 820, LG G4 Pro gjithashtu do të vijë edhe me 4GB RAM dhe opsionet e memories prej 32GB ose 64GB.


Telefoni pritet të ofrojë edhe portin për që mund ta zgjerojë hapësirën e brendshme të telefonit me 256GB.

Kamerat e LG G4 Pro gjithashtu pritet të jenë të avancuara, ku kamera e përparme do të ofrojë 8 MP për Selfie, ndërsa kamera e pasme do të jetë masive me 27MP.

LG G4 Pro besohet se do të ofrojë ekranin me 5.8 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve. Bateria e telefonit pritet të jetë edhe më e mirë sesa ajo e LG G4. (Telegrafi)