LAJMI I FUNDIT:

LG G4 do të shfaqet në muajin prill

LG G4 do të shfaqet në muajin prill

Nëse ju kanë munguar raportet për modelin më të ri të telefonit të LG-së, LG G4, përkrah atyre të Galaxy S6 apo HTC One M9, atëherë duhet ta dini se data e lansimit të këtij telefoni nga kompania jugkoreane është menduar të jetë muaji prill.

"LG Electronics ka vendosur që modelin e saj më të ri G4 të mos e prezantojë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë”, thuhet sipas një gazete koreane.

Kjo pasi që i njëjti do të debutojë në prill, dhe arsyeja kryesore për këtë është që të mos e humbas shkëlqimin e prezantimit zyrtar nga lajmet tjera për Samsung Galaxy S6 dhe rivalët e tjerë.

Mirëpo, edhe në muajin prill do të jetë kohë e vështirë për LG, pasi që rivali i saj, Sony pritet ta lëshojë modelin e saj më të ri të telefonit, Sony Xperia Z4. (Telegrafi)