LAJMI I FUNDIT:

LG fokusohet në Android, pa e braktisur Windows Phone

LG fokusohet në Android, pa e braktisur Windows Phone

Gjatë ditës së djeshme, sipas burimeve të Korea Herald, ishte thënë se LG do ta eliminojë mundësinë e krijimit të telefonave të mençur mobil të cilët bazohen në paltformën mobile të Microsoft, Windows Phone, dhe se në vend të këtij sistemi operativ, prodhuesi do të fokusohej në Android të Google.

Mirëpo, sot zyrtarët e LG-së janë deklaruar se kompania nuk është duke e braktisur platformën mobile të Microsoft.

“Të gjitha këto janë spekulime. Korea Herald e ka dëshmuar veten si një burim spekulimesh. Ne ende jemi duke llogaritur në Windows Phone, mirëpo për momentin jemi duke punuar me Android, sepse kjo është një kërkesë e tregut” ka thënë një zëdhënës i LG-së.

Megjithatë, është e dukshme se LG do të koncentrohet në Android, mirëpo nuk mbetet e qartë se kur do ta kemi një model me Windows Mobile nga ky prodhues aziatik. / Telegrafi /