LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski konfirmon rikthimin në ndeshje ndaj Realit

Lewandowski konfirmon rikthimin në ndeshje ndaj Realit

Robert Lewandowski insiston se ai do të jetë në dispozicion për udhëtimin e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Reprezentuesi polak humbi ndeshjen e parë në Gjermani, ku u fitua 2-1 nga Los Blancos për shkak të një lëndimi në ndeshje ndaj Dortmundit në Bundesliga.

Por, siç raporton gazeta Bild, Lewandowski do të jetë i gatshëm për të udhëtuar për ndeshjen e kthimit më 18 prill.


“Unë do të kthehem në Madrid”, ka thënë fillimisht sulmuesi polak.

“Dhimbja është pak intensive ende, kjo është arsyeja pse unë nuk luajta në ndeshjen e parë, por unë do të jem në Madrid”, përfundoi Lewandowski.

Carlo Ancelotti ka parashikuar se Lewandowski dhe mbrojtësi Mats Hummels do të shërohen nga plagët e tyre përkatëse në kohë për lojë në Santiago Bernabeu dhe kjo doli të jetë prognozë e saktë e italianit. /Telegrafi/