LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski kërcënon Arsenalin

Lewandowski kërcënon Arsenalin

Sulmuesi i Bayern Munichut flet para sfidës së parë ndaj Arsenalit.

Bayern Munich është nikoqir i Arsenalit në ‘Allianz Arena’ në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Robert Lewandowski është në dijeni për forcën që ka kundërshtari i tyre, por paralajmëron ‘Topçinjtë’, se nëse Bayerni luan ashtu siç di ata do t’i kenë gjasat shumë të pakta që të kualifikohen tutje.


“Të gjithë jemi duke e pritur këtë ndeshje. Do të jetë një sfidë e madhe për ne. Shpresoj që të shfaqim një lojë të mirë këtu në Munih”, ka theksuar Lewandowski.

“Arsenali ka shumë lojtarë të mirë, që dinë si të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Ne duhet të koncentrohemi te ekipi ynë dhe nëse luajmë lojën tonë atëherë ata nuk do të kenë mundësi që të bëjnë asgjë ndaj nesh. Por për të arritur këtë duhet të luajmë mirë nga mbrojtja e deri në sulm”, ka shtuar polaku.

Kujtojmë se Bayerni ka eliminuar Arsenalin tre herë në katër vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori