Lëvizja BESA: KShZ ka dështuar, po gatuhet manipulim i madh zgjedhor

Pas publikimit të djeshëm të votuesve që janë fshirë nga lista zgjedhore, me pretekstin se ata nuk kanë qëndrim të përhershëm në Maqedoni ose që kanë dalë të tillë për shkak të të dhënave të kryqëzuara, ndërsa realiteti është se në atë listë ka qindra votues që disa vite me radhë kanë votuar në secilën palë zgjedhje dhe disa vite nuk kanë dalë jashtë vendit, Lëvizja BESA gjen rastin që të reagojë ndaj kësaj shkeljeje flagrante të të drejtave themelore njerëzore, kushtetuese dhe politike të qytetarëve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni,
“Fakti që vetëm dje janë paraqitur qindra njerëz që kanë dëshmuar se ata kanë votuar në zgjedhjet e fundit dhe kurrë nuk kanë qenë në mërgim, flet se metodologjia e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për “pastrimin” e listës zgjedhore ka dështuar. Kjo është shenjë se KShZ ka pasur tendencë në “pastrimin” e votuesve “të padëshirueshëm” ose të votuesve që, sipas zyrtarëve partiakë të KShZ, mund të mos jenë votues të partive të dëshirueshme për ata”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
Ndërkaq po kaq shqetësuese sipas tyre, është se shumica e votuesve që janë fshirë nga lista zgjedhore dhe janë kualifikuar si “mërgimtarë”, megjithëse shumë vite nuk kanë dalë nga kufiri, janë familjarë të zyrtarëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Besa.
“Andaj ne në këtë veprim lexojmë tendencën e partisë shqipfolëse në pushtet që t’i fshijë votuesit që ajo e di se nuk do ta votojnë atë. Mjafton fakti se familjarë të ngushtë të Kryetarit dhe Nënkryetarit të BESËS janë fshirë nga lista ose mjafton të shihet se sa votues me mbiemrin e Sekretarit Gjeneral të Besa “Gashi” janë fshirë nga lista e votimit, si edhe shumë anëtarë e familjarë të tjerë të Lëvizjes, që të kuptohet tendenca e partisë në pushtet.
Kur jemi këtu, kur dy partitë shqiptare tashmë funksionojnë si dy degë shqiptare të OBRM-PDUKM, pyetja është edhe për LSDM: ku u tretën 200.000 votuesit fantazmë, për të cilët fliste ajo, dhe a thua vallë ajo i humbi zgjedhjet për shkak të këtyre 40.000 votuesve shqiptarë, që sot fshihen nga lista zgjedhore? “, kanë reaguar nga Lëvizja Besa.
Të gjendur në këtë situatë, kur KShZ shihet se ka zgjedhur metodologji tendencioze dhe me plan për të fshirë votuesit shqiptarë – nën pretekstin se janë mërgimtarë, ndërsa ka fshirë shumicën e votuesve që e di se nuk janë votues të partisë në pushtet, Lëvizja Besa deklaron se në Maqedoni po gatuhet një mashtrim i ri zgjedhor.
“Duke parë këtë gjendje, si dhe faktin se po planifikohet që të dëmtohet pikërisht opozita shqiptare, ne deklarojmë se jemi duke e shqyrtuar seriozisht bojkotin e këtyre zgjedhjeve. Ne nuk do të lejojmë që, për shkak të manisë për pushtet të partisë shqiptare të kësaj Qeverie, këtë ta vuajnë shqiptarët e Maqedonisë. Ne nuk do ta njohim procesin zgjedhor që manipulon vullnetin e shqiptarëve.”, qëndron në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri