LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa dorëzon parashtesa në KSHZ, pretendon se i kanë marrë dy deputetë (Video)

Lëvizja Besa dorëzon parashtesa në KSHZ, pretendon se i kanë marrë dy deputetë (Video)

Sot, Blerim Sejdiu anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) disa parashtesa për disa vendvotime në njësinë zgjedhore numër dy dhe gjashtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në këto zona ka patur manipulime zgjedhore, me çka del se Lëvizjes BESA i janë vjedhur më së paku deputetë. Nëse ankesat e kësaj Lëvizje pranohen, atëherë do të ndryshojë harta e mandateve në kuvendin e ri të vendit, që pritet të konstituohet më 31 dhjetor./Telegrafi/