LAJMI I FUNDIT:

Leonardo kërkon Robbenin

Leonardo kërkon Robbenin

Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, raportohet se ka kthyer sytë kah anësori i Real Madridit, Arjen Robben, të cilin e sheh si një lojtar ideal për rosonerët.

Corriere dello Sport shkruan se Leonardo planifikon të luajë me sistemin 4-3-3 dhe është i bindur se Robben do të përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë sistem.

Ndërkohë rosonerët këtë vikend janë në pritje edhe të përgjigjes së Wolfsburgut për sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko.