LAJMI I FUNDIT:

Lenovo LePhone K800 prezantohet në Kinë

Lenovo LePhone K800 prezantohet në Kinë

Shumica prej lexuesve të rubrikës së teknologjisë me siguri se e kujtojnë modelin e ri të telefonit të mençur të Lenovo’s, LePhone K800, i cili ishte paralajmëruar në janar të këtij viti në CES.

Tani, Lenovo ka njoftuar se ky model i ri i telefonit do të lansohet në tregun kinez.

Nëse keni harruar, atëherë vlen të përmendet se LePhone K800 vjen me Android 2.3.7 Gingerbread, procesor 1.6GHz Intel Atom, 400MHz GPU, si dhe HD ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, me rezolucion prej 1280 x 7230 pikselëve.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, 16GB memorie të brendshme, rrjetet HSPA+, WiFi, si dhe kamerën e përparme me 1.3 mega-piksel. / Telegrafi /