LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Massa, Alonso nis nga pozita e parë

Lëndohet Massa, Alonso nis nga pozita e parë

Një incident i rendë ka ndodhur gjatë sesionit të dytë të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë. Një pjesë mekanike që është shkëputur nga makina e Rubens Barrichellos, ka goditur në koke pilotin e Ferrarit, Felipe Mass, duke e bërë të humbasë ndjenjat përpara futjes në një kthesë të shpejtë.

Massa ka dalë nga pista dhe është përplasur me murin mbrojtjes që rrethon pistën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë autoambulancat që i kanë dhënë ndihmën e parë nënkampionit të botës.

Ferrari ka bërë të ditur se piloti është në gjendje të mirë. Menaxheri i tij siguron që piloti është i vetëdijshëm dhe ka nisur të flasë. Sipas procedurës, Massa është dërguar me helikopter në spital për të verifikuar gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohe, pas përfundimit të provave zyrtare, i pari është renditur piloti i Renault, Fernando Alonso, i ndjekur nga dy pilotet e Red Bull, Vettel dhe Webber. Nëse do të jetë në gjendje të garoje nesër, Massa do të niset nga vendi i dhjetë. /tch/telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori