LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Messit i pësuar në barazimin ndaj Sevillës shqetëson Barcelonën – ylli argjentinas shihet me një plagë serioze në këmbën e djathtë

Lëndimi i Messit i pësuar në barazimin ndaj Sevillës shqetëson Barcelonën – ylli argjentinas shihet me një plagë serioze në këmbën e djathtë

Një plagë në këmbën e djathtë të Lionel Messit është parë gjatë stërvitjeve rutinor të Barcelonës, derisa ylli argjentinas ishte viktimë e një ndërhyrje të ashpër nga anëtari i Sevillës Diego Carlos në barazimin 0-0 që përfundoi të premten mbrëma.

Katalunasit humbën shansin që të shkonin pesë pikë diferencë nga Real Madridi, dhe tani këta të fundit kanë shansin që sonte t’i parakalojnë në renditje në takimin ndaj Real Sociedadit.

Messi ishte në kërkim të golit të 700 në karrierën gjatë ndeshjes në stadiumin Sanchez Pizjuan, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë në pjesën e parë ishte markuar mirë.


Nga fotot e publikuar sot në stërvitje e katalunsëve, 32-vjeçari shihet me një plagë të rëndë në këmbën e djathtë.

Carlos e kishte goditur Messin me thumba të atleteve, gjersa ky i fundit ishte me fat që nuk u ndëshkua me kartonë shkaku që më pas goditi anëtarin e Sevillës.

Argjentinasi është parë sot duke u stërvitur me intensitet të ulët, ndërsa të martën e javës së ardhshme do të takohen me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori