LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Diegos JO-serioz

Lëndimi i Diegos JO-serioz

Juventusit i është dhënë një shtytje e madhe pasi skanimet e Diegos kanë rezultuar jo aq serioze sa që është menduar në fillim.

Braziliani u lëndua në ndeshjen kundër Lazios të shtunën, ndërsa u mendua për një lëndim mjaft serioz, megjithatë testet dhe ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk është asgjë veçse lodhje e muskulit të këmbës së djathtë.

“Diego i është nënshtruar skanimit me MRI me profesor Falettin në Torino, ndërsa ekzaminimi nuk tregoi ndonjë lëndim muskulor. Lojtari po vuan nga lodhja muskulore dhe do të ketë nevojë për shtatë ditë ku do t’i nënshtrohet fizioterapisë para se të kthehet në fushë”, shkruan në faqen zyrtare të klubit.