LAJMI I FUNDIT:

Leku, zhvlerësim me valutat e huaja

Leku, zhvlerësim me valutat e huaja

Leku vazhdon të humbasë terren në këmbimet valutore që nga fillimi i javës. Dollari amerikan është forcuar në tregjet ndërkombëtare, por ndërkohë, dobësimi i euros nuk është pasqyruar në tregun e Shqipërisë.

Përkundrazi, leku të enjten është zhvlerësuar dukshëm në këmbimet me të gjitha valutat, njofton sot e përditshmja Gazeta Shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, një dollar u kuotua me 101.40 lekë, nga 100.73 lekë një ditë më parë, me rritje 0.67 lekë brenda 24 orëve. Valuta evropiane ka kaluar në 139.30 lekë, nga 139.05 lekë, me rritje vlerë në masën 0.25 lekë, ndërkohë që edhe një ditë më parë kishte pësuar vlerësim me 0.27 lekë.

Funta britanik është këmbyer me 2.31 lekë më shumë, nga 0.38 lekë më shumë një ditë më parë, duke kaluar në nivelin e 163.68 lekëve, nga 161.37 lekë ditën e mërkurë dhe franga zvicerane ka kapur kuotën e 104.62 lekëve, nga 103.93 lekë 24 orë më parë, me një rritje prej 0.69 lekësh, pasi ishte rritur edhe 0.06 lekë më shumë një ditë më parë.

Duket se kërkesa për valutë të huaj ka ardhur në rritje, menjëherë pas lajmit për vendimin e BE për liberalizimin e vizave. Vlerësimet e ekspertëve të sektorit valutor kanë qenë se leku pritet të zhvlerësohet, si pasojë e faktit se shumë shqiptarë pritet të lëvizin drejt Evropës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori