LAJMI I FUNDIT:

Leku pritet të forcohet në fund të vitit

Leku pritet të forcohet në fund të vitit

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, pritet të ndikojë në forcimin e lekut ndaj euros në tregjet e këmbimit valutor vendas.

Eksperti i ekonomisë, Artan Gjergji, u shpreh se duke pasur parasysh eksperiencat e viteve të kaluara, efekti sezonal i kthimit të emigrantëve për festa do të ndikojë ndjeshëm në kursin e këmbimit. Sipas tij, forcimi i lekut ka filluar te ndihet që prej fundjavës së kaluar, ku euro ka humbur pikë, duke u këmbyer nga 138.7 leke të shtunën në 138 lekë të e enjte.

Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk pritet të japë ndikim të mëtejshëm në kursin e këmbimit valutor. Agjentët e tregut janë të mendimit se njerëzit që kanë planifikuar të udhëtojnë jashtë e kanë siguruar valutën e nevojshme dhe nuk pritet që kjo kategori të peshojë në balancat e kursit të këmbimit këtë fundviti.

Sipas Gjergjit, euro gjendet në sasi të mjaftueshme në tregun e brendshëm dhe nuk ka arsye për të pritur vlerësim të mëtejshëm të monedhës europiane. Përkundrazi, edhe në muajt e parë të vitit 2011 është më i pritshëm një forcim i monedhës vendase dhe një rënie e euros poshtë vlerës së 138 lekëve. /Bw/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori