LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kryeministri që është bërë vetëm një klloun politik!

Lekaj: Kryeministri që është bërë vetëm një klloun politik!

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përkitazi me një shënim të mbrëmshëm të kryeministrit, Isa Mustafa ku e akuzonte edhe AAK-në për ngecjen e liberalizimit të vizave.

Sipas Lekajt, këto sulme, Isa Mustafa i motivon kinse me mbrojtjen e lirisë së qytetarëve, me tendencë që të manipulojë mendjet e tyre, duke thënë se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por është opozita, konkretisht AAK’ja ajo që duke mos e miratuar demarkacionin, po e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

Ky është reagimi i plotë:


Kryeministri që është bërë vetëm një klloun politik!

Nëse deri tani ky kryeministër, kishte ndonjë mundësi të vogël për rikuperim dhe korrigjim të gabimeve të tij, tani kur de-facto ka filluar numërimi së prapthi, për zgjedhjet e parakohshme, imazhi politiko-social i Isa Mustafës është shkatërruar përfundimisht, duke fituar dimensionet e një kllouni politik.

Pa qenë e nevojshme të përsërisim ato që tashmë i dimë të gjithë në Kosovë, kryeministri i zënë ngushtë e i rrethuar nga të gjitha anët me dështime, u hodh përsëri në sulm të paprincipë dhe të pamoralshëm kundër AAK-së.

Këto sulme, Isa Mustafa i motivon kinse me mbrojtjen e lirisë së qytetarëve, me tendencë që të manipulojë mendjet e tyre, duke thënë se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por është opozita, konkretisht AAK’ja ajo që duke mos e miratuar demarkacionin, po e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

A miratojnë partitë politike marrëveshje ndërkombëtare, e ligje shtetërore? Jo, zotëri Kryeministër, tani kemi institucione, të cilat ju bashkë me partnerin tuaj, po i përçudnoni, e i keni bërë inegzsitente përballë shumë zhvillimeve jetike për qytetarët e Kosovës.

Liria e lëvizjes, e integrimet në BE, po i pamundësonin ju, me pafuqinë tuaj për të bërë me të mirën, për një shtet të qëndrueshëm e të zhvilluar nga ku s’do të kishin pse të iknin shtetasit tonë, me mijëra.

Gjithsesi, në tërë këtë cinizëm neokomunist, njeriu që po shkon drejt fundit është pikërisht Isa Mustafa dhe skota e tij e tërbuar nga humbja e mbështetjes dhe i etur njëkohësisht, për të qëndruar në pushtet, për para dhe karrige. Prandaj na është vërsulur natën, si i çmendur duke e sulmuar AAK-në dhe qytetarët, vetëm pse nuk lejuam e nuk do të lejojmë të bëhet pazare me tokën tonë, me integritetin e sovranitetin e kësaj toke.

Në misionin për të mbrojtur Kosovën dhe qytetarët e saj, jemi të pa kompromis! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori