Grupi Parlamentar i LDK-së në Komunën e Prishtinës ka publikuar kontratën për furnizim me naftë nëpër shkolla. Me publikimin e kësaj kontrate, grupi i LDK-së thotë se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka bërë keqpërdorimin e pozitës zyrtare duke vepruar kështu në kundërshtim me ligjin si dhe duke e dëmtuar buxhetin e Komunës së Prishtinës.
“Komuna e ka ndërprerë njëanshëm kontratën kornizë për furnizimin e shkollave me naftë në pjesën e parë të vitit 2014, të cilën e ka pohuar, madje me pompozitet, vetë kryetari Shpend Ahmeti; Në ndërkohë, deri më tash Komuna asnjëherë nuk ka lidhur kontratë për furnizim të shkollave me naftë për ngrohje; Me më së paku 500,000 (pesëqind mijë litra) naftë janë furnizuar deri tash shkollat e Prishtinës, pa pasur të kontraktuar asnjë litër të vetme”, thuhet në njoftimin e grupit të LDK-së.
Por, Grupi i LDK-së, shtron pyetjen se si e pagoi Shpendi naftën e porositur pa kontratë. “Ne e kemi në dorë kopjen e kontratës me të cilën kryetari Shpend Ahmeti ka mashtruar Thesarin dhe Ministrinë e Financave duke e keqpërdorur një kontratë tjetër për furnizimin e Komunës me naftë për gjenerator dhe për ngrohje (të objektit të Komunës) dhe duke e përdorur të njëjtën për furnizim të shkollave. Dihet se çdo kontratë e ka objektin e vet dhe se ajo (kontratë) nuk mund të përdoret për një aktivitet tjetër të prokurimit. Dihet po ashtu se sasia e përafërt e shpenzimit të naftës për nevoja të Komunës është rreth 30,000 (tridhjetëmijë) litra. Kryetari Shpend Ahmeti ka lejuar që me dy kontrata të ndryshme, njëra e kompanisë “Oti group” dhe tjetra e “Petroll Company” të bëhet furnizimi i shkollave me të paktën 500,000 (pesëqind mijë) litra naftë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ky grup këshilltarësh ka bërë edhe një analogji. “Nëse Komuna disponon një kontratë për asfaltimin e 300 metrave rrugë, shtrohet pyetja: a mund të bëhet që me të njëjtën kontratë t’i shtrojë edhe tri kilometra rrugë të tjera. Gjithkush e di se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, sepse duhet të lidhet kontrata tjetër për kilometrat e tjerë”, thuhet po ashtu në njoftimin e grupit të LDK-së.
Keqpërdorimi i detyrës, duke porositur naftë pa kontratë por duke e shfrytëzuar një kontratë tjetër me çmim prej 1,21 euro për litër, grupi i LDK-së, thotë se e ka dëmtuar edhe buxhetin e Komunës, sepse çdokush e di se kompanitë konkuruese do të ofronin çmim më të lirë për furnizimin e 500,000 litrave krahasuar me 30,000 litra.
Grupi i LDK-së thotë që pasi Shpend Ahmeti, ka mbajtur në tavolinë një kontratë tjetër për rreth dy muaj dhe në ndërkohë ka porositur furnizime me çmim më të shtrenjtë, Grupi i LDK-së thotë se Shpend Ahmeti më në fund kishte vendosur ta nënshkruajë kontratën e dytë të emërtuar “Furnizim me naftë dhe derivate të naftës për nevojat e Komunës” me numër të prokurimit 616 14 059 111. Kontrata mban datën 27.11.2014, e cila është nënshkruar edhe nga kryetari i Komunës.
Ndër të tjera, Grupi i LDK-së, thotë se shihet qartë se sasia e planifikuar për furnizim me naftë për gjenerator dhe ngrohje (për Komunë) është 30,000 litra.
Ky grup po ashtu shtron pyetje se në çfarë baze ligjore me këtë kontratë janë porositur mbi 250,000 litra naftë, këtë askush nuk e di.
“Derisa sasia e parë ka qenë e porositur me çmimin 1,21 euro, me kontratën e fundit çmimi është 1,139 euro”, thuhet në njoftim.
Grupi i LDK-së thotë se furnizimi i shkollave me naftë pa kontratë është bërë publik për të gjithë, por a e ka parë këtë hetuesia për krime ekonomike, Agjencia kundërkorrupcion, Auditori i përgjithshëm, mbetet të shihet.
“Ose Shpend Ahmeti është i paprekshëm dhe mbi ligjin ose dy të vërteta nuk mund të jenë”, thuhet në njoftimin e Grupit të LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit