Lidhje Demokratike e Kosovës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka paraqitur propozim rezolutën e saj për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë, e cila kishte në përbërje tri pika kryesore.
Kjo parti po kërkon që fillimisht Ministria e Financave të pezullojë rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se problemi me rritjen e tatimit në pronë është shkaktuar nga niveli qendror dhe beson që zgjidhja duhet të gjendjet në nivelin qendror.
Teksa lexoi përmbajtjen e rezolutës, Hoti kërkoi që Ministria e Financave sa më shpejt ta sjell në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për tatimin në pronë.
“Ministria e Financave të pezulloj rivlerësimin e pronave dhe faturat e tatimit në pronë për vitin 2023, të llogariten sipas vlerësimit paraprakë kjo është plotësisht e realizueshme dhe nuk ka asnjë ndikim negative tek komunat sepse buxhetet e komunave janë të planifikuara me ngarkesat e vjetra tatimore të tatimit në pronë. MFTP që të sjellë në Kuvend Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
I cili duhet të përmbajë amendamentet që mundësojnë dy gjëra që të jep mundësi ligji që të përshtat ngarkesën tatimore në përputhje me situatën ekonomike dhe këto mund të nxjerrim indikator konkret dhe të lejoj mundësinë të ndryshoj pragu ndoshta të ulet norma minimale…E treta që ministria e Financave në bashkëpunim me komunat gjatë vitit 2023 fillimisht të bëjë rivlerësimin e pronave dhe ndoshta të kalohet tek vlerësimi individual i pronave jo vlerësimi i pronave për gjithë zonën”, tha ai.
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se mosreagimi i ministrit Hekuran Murati, karshi kësaj rritje të tatimit në pronë është rezultat i asaj që ministri nuk ka qenë i njoftuar me këtë raport.
“Komunat nuk i kanë ndryshuar normat tatimore, kanë mbet në ato që kanë qenë por ngarkesa tatimore është rritur për shkak të rivlerësimit që ka bërë Ministria e Financave sa i përket pronave. Në tetor 2022 ekipi i tatimit në pronë në MF e ka përgatitur raportin e rivlerësimit të pronave normalisht që vlera e pronave është rritur në bazë të këtij vlerësimi për shkak të inflacionit që ka ndodhur gjatë vitit 2022 edhe për shkak se ka pas disa vite që është përdorur vlera e mëhershme e pronave.
Problemi është se si duket ministri nuk e ka parë këtë raport deri më 23 janar të këtij viti kur departamenti i tatimit në pronë ka filluar të gjeneroj faturat e tatimit në pronë në vlerë dyfish më të lartë sesa më parëpara sepse ndryshe nuk ka si të mos kuptohet mos reagimi i ministrit me kohë qysh me kohë se nga janari do të kenë fatura dyfish më të larta të tatimit në pronë“, tha ai.
Hoti theksoi se Murati për gjendjen e krijuar nuk mori asnjë përgjegjësi, duke ua hedhur fajin komunave.
“Ministri nuk mori kurrfarë përgjegjësie, në fakt për gjendjen e krijuar sikur këto fatura të dyfishuara të kishin hyrë ndonjë haker në sistem dhe me i dyfishua këto fatura e jo MF, faji u hodh tek komunat mandej komunat e sqaruan situatën që nuk kanë përgjegjësi në këtë drejtim dhe mandej doli ministri me këtë propozimin që t’u falen nga 100 euro nga ngarkesa e tatimit në pronë…është e pamundur kjo u dëshmua edhe në përgjigjen që vetë MF i kthen komunës së Drenasit, ku jep sqarim se komunat nuk kanë të drejtë ligjore ta bëjnë këtë ligj”, tha Hoti.
Propozimin e Hekuran Muratit për falje të 100 eurove të borxhit e quan si propozim i pazarit, ndërsa thekson se me këtë dyfishim të faturave të tatimit në pronë ka ulur inskasimin e tatimit në pronë në komuna dhe do të ndikohet në të hyrat komunale.
“Norma e tatimit në pronë nuk është ndryshuar, faturat janë dyshuar pas MF ka bërë rivlerësimin e pronave kjo ka qenë e ditur që në tetor 2022 por nuk është bërë e ditur për qytetarët dhe qytetarët e kanë kuptuar kur është shtypur fatura e tatimit në pronë nga data 23 janar 2023 e këndej.
Është përdorë zonimi i vjetër i pronave që është bërë para disa viteve dhe kjo ka bërë që në disa prej lagjeve ekskluzive të Prishtinës shtëpitë janë vlerësuar më lirë se sa shtëpitë e Fushë-Kosovës… U hodh faji tek komunat që e sqaruan situatën ne si opozitën e ftuam ministrin për Buxhet aty gati si në Pazar u propozuar të falen 100 euro u nxitën këshilltarët komunal problem është që ka rënë inkasimi i tatimit në pronë nëpër komuna dhe rrjedhimisht do të ndikohen edhe të hyrat e komunave dhe projektet kapitale që janë të lidhura me të hyrat e komunave”, tha ai.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës