LAJMI I FUNDIT:

LDD e pakënaqur me punën e Qeverisë

LDD e pakënaqur me punën e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Dardanisë është shprehur e pakënaqur me hapat e zhvillimit ekonomik të vendit, për të cilën gjë, gjatë fushatës zgjedhore, koalicioni qeverisës ishte zotuar se do të zgjidhej shumë shpejtë falë “ekspertëve” që ata i posedojnë në strukturat e tyre.

“Tani vërehet qartë se këta ekspertë veç sa kanë hyrë në një mjegullinë, nga e cila nuk po mund të dalin, dhe kjo tregon qartë edhe nga vërejtjet ndërkombëtare që kanë filluar të shpeshtohen ndaj autoriteteve institucionale, se nevojitet më të vërtetë një ekip ekspertësh të mirëfilltë dhe me përvojë, të cilët me punë dhe angazhim të vazhdueshëm do e shtynin Kosovën të ecte në drejtim të sakët, apo në rrugën drejt zhvillimit të gjithmbarshëm”, është thënë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, të kryesuar nga kryetari i saj, Nexhat Daci.

LDD ka shfaqur pakënaqësinë me punën e deritashme të qeverisë, dhe ka shprehur brengen e saj se, “kriza vetëm sa po vjen e po thellohet, dhe faturën e gjithë kësaj po e paguan qytetari i rëndomtë i Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori