LAJMI I FUNDIT:

Lazio mohon kalimin e Kasamit në Palermo

Lazio mohon kalimin e Kasamit në Palermo

Klubi romak Lazio ka hedhur poshtë raportet se talenti shqiptar Pajtim Kasami është në rrugë për të kaluar Palermo.

I riu 17-vjeçar nga Maqedonia, i cili ka nënshtetësi zvicerane, ishte pjesë e të rinjve të Liverpoolit, nga ku në janar të këtij viti kaloi në radhët e Lazios, sigurisht me ndihmën e edhe të drejtorit sportiv të këtij klubi, Igli Tare.

Mesfushori defanziv është lidhur me një largim nga Lazio këtë verë për shkak të pamundësisë për të gjetur vend me formacionin e parë, por klubi romak thotë se talenti shqiptar është i nevojshëm për ekipin.

“Lazio dëshiron të bëjë të ditur se lajmi për transferimin e supozuar të lojtarit tonë Pajtim Kasami te Palermo, është plotësisht i pabazë”, thuhet në deklaratën e Lazios.