LAJMI I FUNDIT:

Laporta vazhdon ta mbështesë Guardiolan

Laporta vazhdon ta mbështesë Guardiolan

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besimin që skuadra e tij do të vazhdojë të fitojë trofe edhe në sezonin e ri.

Duke folur për sukseset e sezonit të kaluar, Laporta ka lëvduar punën e trajnerit Pep Guardiola.

“Në momentet e vështira të sezonit të kaluar, Pep diti si t’i përmirësojë gabimet tona”.

“P.sh. fitorja prej 6-2 në Bernabeu ishte mbrëmja më e bukur e sezonit. Fituam gjithçka, por tash ajo periudhë ka mbaruar, dhe jemi në të tashmen”.


“Duhet të vazhdojmë me tentativën e njëjtë sikurse në sezonin e kaluar, duke i besuar trajnerit i cili na solli rezultate”, ka thënë Laporta për “AS”.