LAJMI I FUNDIT:

Lakuriq në gjyq

Lakuriq në gjyq

Me lakuriqësi kishte filluar ta shokonte botën në vitin 2003, kur bashkë me të dashurën e tij, lakuriq kishin shëtitur në Uells.

Stephen Gough (50-vjeç) të martën është shpallur fajtor nga gjyqi në Perth, për shkak të mosrespektimit të rendit publik, pasi që lakuriq kishte dalë prej burgut, ku kishte vuajtur dënimin njëvjeçar për të njëjtën shkelje të ligjit.

Ish-marinsi, shumicën e kohës gjatë shtatë viteve të kaluara e ka kaluar në burg, për shkak të shëtitjes lakuriq në vendet publike.

Gjyqi ia kishte tërhequr vërejtjen Stephenit se ai do të përfundojë çdoherë në burg, sa herë që shfaqet lakuriq në vendet publike, ndërsa ai është paraqitur lakuriq edhe në gjykatë, bën të ditur gazeta Telegraf.


Gough nuk ka pranuar as të paguante dënimin e tij – respektivisht të dënohej me kusht, ndërsa ka thënë se është i gatshëm të shkojë në burg – ku po ashtu refuzon ta bartë uniformën e të burgosurve – sepse po i shkelet liria e tij individuale. /Telegrafi/