LAJMI I FUNDIT:

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të kancerit

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të kancerit

Hulumtuesit pohojnë një kompleks nga perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli, i ka mbrojtur minjtë dhe të vegjlit e tyre nga doza vdekjeprurëse e rrezatimit.

Studimi i tyre sugjeron se kompleksi, tashmë i dëshmuar për sigurinë e njerëzve, mund të mbrojë indet normale gjatë terapisë së rrezatimi për trajtimin e kancerit dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3′-diindolylmethane), më parë është gjetur të ketë efektet parandaluese të kancerit.

“DIM është studiuar si një agjent për parandalimin e kancerit për vite me radhë, por ky është indikacioni i parë që DIM gjithashtu mund të veprojë si një mbrojtës nga rrezatimi”,- thanë shkencëtarët.


Hulumtimi është publikuar në “Proceedings”, revistë e Akademisë Kombëtare të Shkencave, përcjell Idea. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori